Një nga këngët finaliste të Festivalit të RTSH-së që do të mbahet mbrëmjen e sotme është edhe kënga ‘Ra një yll’ e kënduar nga Rezarta Smaja dhe Luiz Ejlli, por duket se Luizi nuk është kënaqur me këtë dhe është kapur me një detaj tjetër duke shpërthyer kundër prezantuesit të Fest’ 56, Adi Krastës, dhe duke e akuzuar se ai nuk e ka thirrur emrin e Luizit kur ka prezantuar këngën por vetëm të Rezarta Smajës.

Për këtë arsye këngëtari ka postuar 3 video ku tregojnë momentin e prezantimit të këngës, ku dallohet se Krasta në të vërtet nuk e ka përmendur aspak emrin e Ejllit dhe bashkë me këtë postim ai ka shkruar se një gjë e tillë nuk ka ndodhur as në kohën e Enver Hoxhës.

"Te dashur miq, poshte keni 3 video ku prezantuesi i festivalit te Rtsh-së, Adi Krasta, nuk ma thote emrin. Kjo ska ndodhur as ne kohen e Enver Hoxhes, cfare prapavije ka kjo? Ky eshte nje skandal", shkruan këngëtari.

Ndërkohë deri në këtë moment moderatori Krasta ende nuk ka reaguar për këto akuza, por pritet që ai ta komentojë natën finale.



