Nga Shqipëria / E Martë 16 Gusht 2022, 14:02

37-vjeçarja ndahet nga burri dhe martohet me djalin e tij: Po presim fëmijën e dytë

Marina Balmasheva, 37 vjeç, nga Rusia, u nda nga burri për tu martuar me djalin e këtij të fundit. Së fundmi ajo ka zbuluar se është në pritje të fëmijës së tyre të dytë.

Marina ka një vajzë 20 muajshe me Vladimir Vova Shavyrin, 23 vjeç. Ajo e njeh Vladimirin që kur ishte 7 vjeç. Më parë ishte e martuar me babain e 23-vjeçarit, Alexey Shavyrin, 47 vjeç, i cili tani kujdeset për 5 fëmijët e tyre.

Marina, e cila është një dietologe, njoftoi lajmin për shtatzëninë e saj në internet me një video.

Lidhja nuk është mirëpritur nga ish-bashkëshorti i Marinës dhe babai i Vladmirit, Alexey. “Unë do ta kisha falur tradhtinë e saj nëse nuk do të ishte djali im”, tha ai.