Nga Shqipëria / E Martë 16 Gusht 2022, 13:01

Kosovë/ Vjehrra rreh nusen e djalit

Një vjehërr në Kosovë ka dhunuar nusen e djalit. Ka qenë kjo e fundit që ka denoncuar vjehrrën në polici. Sipas gruas vjehrra e ka sulmuar pas një debati që ato kishin pasur. Vjehrra është arrestuar ga policia e Kosovës. Por pas marrjes në pyetje në policia ajo është lënë e lirë me urdhër të prokurorit.

Njoftimi i policisë

DHUNË NË FAMILJE/Viti, 15.08.2022-15:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga vjehrra e saj e dyshuara femër kosovare. Ankuesja posedon raport mjekësor për lëndime trupore. Në lidhje me rastin janë intervistuar edhe tri dëshmitare, ndërsa është arrestuar e dyshuara në lidhje me rastin dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar e dyshuara është liruar.