Nga Shqipëria / E Hënë 15 Gusht 2022, 23:11

Monika e ironizoi në rrjete sociale, Iliri i kthehet: I qan shpirti bananes për...

Monika Lubonja bëri sot një bisedë virtuale me ndjekësit ku ironizoi hapur Ilir Shaqiri. "Kush të bëri më të famshme teatri apo Big Brother?", i shkroi një ndjekës teksa aktorja iu përgjigj: Iliri.

"Mendon ta rikthesh shoqërinë me Ilirin?", i shkroi një tjetër. "Si rikthehet diçka që nuk ka ekzistuar ndonjëherë!", iu kthye Monika.

Nga ana tjetër Iliri i është kundërpërgjigjur me një thumb në Instastory. "I qan shpirti kësaj bananes për pak pleh Iliri", ka shkruar balerini referuar Monikës, pasi aktorja u bë shpesh virale për dashurinë e saj ndaj bananeve kur ishte në Big Brother VIP.