Nga Shqipëria / E Hënë 15 Gusht 2022, 20:08

Show historik/ Një tjetër artist me famë botërore vjen në 'Sunny Hill Festival' në Tiranë

Një tjetër artist i famshëm i bashkohet “Sunny Hill” që do të mbahet në Tiranë më 26, 27, 28 gusht. Reperi britanik Michael Ebenezer Kwadjo Omari Owuo Jr, i njohur si Stormzy do të performojë në një nga netët e festivalit. 

Lajmi tashmë është konfirmuar përmes rrjeteve sociale, në një postim të ndarë nga faqja e festivalit në Instagram.

 “Sunny Hill mirëpret vetë legjendën STORMZY. Një nga figurat më frymëzuese të Mbretërisë së Bashkuar vjen skenën tonë për atë që do të bëhet një SHOW HISTORIK!”, shkruhet në postim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by SUNNY HILL FESTIVAL (@sunnyhillfestival)