Nga Shqipëria / E Hënë 15 Gusht 2022, 19:07

Vazhdoi koncertin në mes të shiut, Adisi i dedikon Fifit fjalët më të ëmbla

Fifi ka mbajtur së fundmi një koncert në Shkup në mes të shiut. Ajo ka publikuar një foto nga performanca duke shkruar: E dashuroj muzikën akoma ma shumë kur këndoj për njerëzit që ma duan muzikën.

Adisi e ka ripostuar këtë foto në Instagramin e tij, duke i thënë Fifit se ndihet shumë krenar për të.
"Krenar për ty", ka shkruar ai.

Kujtojmë se dyshja janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin dhe nuk hezitojnë aspak që dashurinë e tyre ta shprehin hapur dhe në rrjete sociale.