Mbrëmjen e djeshme gjatë koncertit të Noizyt pati shkëputje të energjisë elektrike për pak minuta. Në lidhje me këtë lajm ka reaguar së fundmi OSHEE.
Me anë të një statusi në rrjete sociale, OSHEE ka bërë të ditur se nuk ka qenë faji i tyre por i organizatorëve të koncertit.
Njoftimi i plotë:
‘Nisur nga lajmi “për ndërprerje të energjisë” gjatë koncertit të artistit Rigels Rajku (Noizy), OSSH sqaron se shkaku nuk ishte rrjeti ynë elektrik, por nga rënia e automatit, i cili menaxhohet nga organizatorët.
Ngarkesa e madhe e pajisjeve në koncert solli rënien e automatit, duke sjellë stakim të ndriçimit të një pjese të skenës.
Nga verifkimi i kryer, fiderat që furnizojnë rrjetin e shpërndarjes kanë qenë të gjitha në punë dhe kabinat me tension.
Theksojmë se NUK ka patur në asnjë moment ndërprerje të energjisë nga rrjeti ynë elektrik".

