Nga Shqipëria / E Hënë 15 Gusht 2022, 13:01

Fifi nuk ndalet, vazhdon koncertin në mes të shiut

Fifi nuk e kanë ndalur as reshjet e dendura të shiut për të dalë para fansave të saj në Shkup. Ajo ka postuar një foto ku shihet duke kënduar edhe pse bie shi.

Ky veprim është vlerësuar nga të gjithë, sidomos nga partneri i saj.

“E dashuroj muzikën akoma ma shumë kur këndoj për njerëzit që ma duan muzikën”, ka shkruar Fifi. Adisi ka publikuar një foto nga performanca në shi ndërsa ka shkruar se është krenar për të.