Nga Shqipëria / E Shtunë 23 Dhjetor 2017, 14:02

Publikohen emrat e 22 finalistëve të Festivalit të RTSH-së, ja kush janë pretendentët për fitues

Pas dy netëve gjysmë finale, mbrëmjen e sotme është finalja e madhe e Festivalit të RTSH-së, ku dhe do të shpallet fituesi i cili do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong.

Mëngjesin e sotëm produksioni i spektaklit ka shpallur edhe listën e finalistëve të cilët do të performojnë ditën e sotme dhe do të konkurrojnë për çmimin  e madh.

Midis  70 artistëve janë zgjedhur vetëm 22 finalistë të cilët janë përzgjedhur nga një juri e përbërë nga disa prej personaliteteve më të njohur të artit shqiptarë si Luan Zhegu, Markelian Kapidani, Ben Andoni, Sokol Marsi dhe Edmon Rapi.

Lista e 22 finalistëve:

1-Artemisa Mithi

2-Bojken Lako

3-David dhe Genc Tukiqi

4-Denisa Gjezo

5-Elton -Ergi Bregu-Latifllari

7-Eugent Bushpepa

8-Evans Rama

9-Grupi “AKULLTHYESIT”

10-Grupi “NA” dhe Festina Mezini

11-Grupi “LYNX”

12-Inis Neziri

13-LORELA

14-Manjola Nallbani

15-Mariza Ikonomi

16-Orgesa Zaimi

17-Redon Makashi

18-Rezarta Samja dhe Luis Ejlli

19-Stefi dhe Endri Prifti

20-Tahir Gjoci

21-Voltan Prodani

22-Xhesika Polo

Burimi: RTSH