Nga Shqipëria / E Diel 14 Gusht 2022, 23:11

'Paketoi gjërat dhe u largua direkt', futbollistin e njohur e lë e dashura pasi i zbulon tradhtinë

Neymar dhe modelja braziliane Bruna Biancardi i kanë dhënë fund lidhjes. "Extra online" shkruan se shkak i ndarjes së dyshes është bërë tradhtia.

Sipas këtyre burimeve Neymar e ka tradhtuar gjatë një festë me një vajzë tjetër. Bruna e ka marrë vesh dhe ka vendosur menjëherë të ndahet.

“Disa ditë më vonë, ajo zbuloi se ai kishte qenë me një vajzë në atë festë dhe vendosi t’i jepte fund menjëherë. Bruna i paketoi gjërat dhe u largua direkt në mëngjes", ka raportuar "Extra online'".