Nga Shqipëria / E Diel 14 Gusht 2022, 21:09

'Jam shumë nervoz', Noizy flet pak para performancës së tij në Alpha Show

Koncerti “Alpha Show” ka nisur mbrëmjen e sotme dhe deri më tani artistë si Ledri Vula, Finem dhe Solo, Xhensila Myrtezaj, Ardian Bujupi e të tjerë i kanë vënë flakën skenës.

Noizy pritet të performojë në fund të koncerit dhe reperi është shumë nervoz. Këtë e ka treguar vetë ai me anë të një postimi në Instastory.

Noizy ka publikuar një video ku shihen një numër i madh fansash në koncert. “Kaq shumë nervoz! Ju dua”, ka shkruar reperi.