Ndonëse ditët e fundit ka pasur shumë reshje shiu, java që presim rikthen motin e kthjellët dhe temperaturat e larta.
Moti për të gjitha ditët e javës parashikohet i kthjellët por nuk do të mungojnë edhe alternimet e vranësirave kalimtare kryesisht në relivet kodrinore – malore të territorit. Sipas SHMU këto vranësira në këto zona hera-herës do të jenë deri dhe të dendura shoqëruar me reshje shiu të izoluara dhe të dobëta.
Vlen për tu theksuar se gradualisht me kalimin e ditëve pritet rritja e temperaturave si në vlerat minimale dhe veçanërisht ato të mesditës. Ditët më të nxehta parashikohen ajo e Enjte dhe e Premte dhe temperatura të cilat në mesditë do të prekin vlerat 38-40°C.
Burimi: Abc News
