Nga Shqipëria / E Diel 14 Gusht 2022, 14:02

Vajza e tyre 11-vjeçare me jet-ski, David dhe Victoria Beckham rrezikojnë burgun

Familja Beckham i kanë kaluar pushimet në Florida. Mirëpo vajza 11-vjeçare e çiftit, Harper Beckham është fotografuar me një jet-ski në ishullin Key Biscayne, gjë që mund t’i fusë prindërit e saj David dhe Victoria në probleme.

Ligjet e shtetit ndalojnë këdo nën 14 vjeç të ngasin një jet-ski dhe dënimi paguhet me një gjobë ose 12 muaj burg. Harper, e cila kishte veshur një jelek shpëtimi të zi, shoqërohej nga një grua e panjohur më e madhe se ajo.

Në këtë moment, prindërit e saj ishin në jahtin e tyre duke shijuar pije me djalin e tyre Romeo, 19 vjeç.

Pak më vonë, i njëjti jet-ski u përmbys me katër persona në bord. Një agjenci lokale për mbrojtjen e ujit e quajti çiftin ‘të pamatur’ për lejimin e vajzës së tyre të vogël të drejtonte jet-ski.

Një zëdhënës i Komisionit për Ruajtjen e Peshkut dhe Kafshëve të Egra në Florida tha: “Është e pamatur të lejosh me vetëdije një fëmijë të mitur të ngasë një jet-ski në një rrugë ujore publike. Është shumë e thjeshtë, ligji e ndalon”.