Në lojën e Big Brother të paktë kanë qenë çiftet të cilat i kanë rezistuar kohës. Por shumë prej tyre edhe pse kanë kaluar vite që kanë qenë pjesë e garës, vazhdojnë ende të përfliten. Njëra prej tyre është edhe Bertina e cila kohët e fundit ka qenë e përfolur më shumë për jetën e saj të re në Dubai.

Bertina ka qenë konkurrente në edicionin e 3 të ‘Big Brother’ ku atje krijoi dhe një lidhje me banorin tjerët Erionin, lidhje që nuk zgjati dhe shumë pas përfundimit të lojës.

Bertina edhe pse ka kohë që është larguar nga Shqipëria ditët e fundit ajo ndodhet në Tiranë dhe ka dhënë dhe një intervistë për emisionin ‘Mirazh’, ku dhe ka folur për jetën e saj të re dhe punën në Emiratet Arabe.

Ajo nuk mund ti shpëtonte dot dhe pyetjes se përse lidhja e saj dhe e Erionit përfundoi aq herët. Kësaj pyetje ish konkurrentja ju përgjigj duke thënë se me Erioni ishin tipa shumë të kundërt që nuk shkonin bashkë.

"As unë nuk e kuptova si i hyra asaj historie dhe si përfundoi. Ishim dy karaktere të kundërta që nuk mund të qëndronim dot bashkë. Erioni ka gjithë respektin tim, por nuk ishim për njëri-tjetrin. Sado u përpoqa t'i bëja gjërat të funksionojnë, nuk funksionoi", u shpreh Bertina.

Dhe kur gazetarja e ka pyetur nëse sot ka kontakte me Erionin, Bertina u përgjigj: "Unë nëse e mbyll një kapitull nuk e rifilloj".
Ajo gjithashtu ka lënë të kuptohet se tashmë ndodhet në një lidhje tjetër dhe se për këtë gjë ajo është shumë e lumtur.



