Nga Shqipëria / E Diel 14 Gusht 2022, 11:11

Tradhëtia e Ilary me trajnerin personal, Totti i gjeti mesazhet

Divorci i Francesco Tott-it dhe Ilary Blasit vazhdon të ngjallë interes. Sipas medieve italiane aludohet se shkak i ndarjes ka qenë një afrimitet mes Blasit dhe Cristiano Iovino, trajner dhe influencues personal që vepron midis Romës dhe Milanos.

Blasi dhe Iovino kanë nisur të shoqërohen me njëri-tjetrin rreth një vit e gjysmë më parë dhe Totti e ka kuptuar një gjë të tillë duke bërë që të distancohet nga ish-bashkëshortja dalëngadalë.

Mesazhet reciproke të gjetura në telefonin e saj celular (siç tregohet edhe nga e përjavshmja Chi) do të kishin qenë mjaft elokuente. 

Pas disa kërkimeve, Francesco u bind për shoqërinë e dyshes dhe pasi u ndie i zhgënjyer nisi të kërkonte edhe ai një mikeshë, ka shkruar “Corriere Della Sera”.