Nga Shqipëria / E Diel 14 Gusht 2022, 11:11

Tragjedi në Itali, vdesin 4 të rinj në aksident, mes tyre 19-vjeçari shqiptar

Në orët e para të ditës së sotme, 14 gusht, ka ndodhur një aksident i rëndë në Godega di Sant’Urbano, Itali. Një Volkswagen Polo, me 4 të rinj brenda (midis moshës 18-19 vjeç), humbi kontrollin në kthesë dhe doli nga rruga. Mjeti përfundoi në një kanal kullues, përmbys. Pasojat ishin fatale, asnjë nga 4 të rinjtë nuk mbijetoi. Të rinjtë, sipas mediave italiane, po ktheheshin në shtëpi pas një feste. Viktimat janë tre djem italianë dhe një shqiptar i moshës 19 vjeç.

Ishin banorët e zonës të cilët kishin dëgjuar zhurmën dhe menjëherë kishin telefonuar policinë dhe ambulancën, por ishte tepër vonë pasi të rinjtë kishin ndërruar jetë.