Nga Shqipëria / E Diel 14 Gusht 2022, 10:10

Fansja imition Era Istrefin: Për një moment mendova se isha unë

Era Istrefi është rikthyer fuqishëm në muzikë pas një pauze të gjatë dhe po shijon sukseset e dy këngëve më të fundit. Ndërkohë Era ka bërë gjithmonë diferencën me stilin ekstravagant dhe një fanse e ka imituar duke u veshur njësoj si ajo.

Ka qenë vetë Era që ka publikuar videon e fanses duke performuar këngën “Bebe” përpara disa personave.

“Wow sa mirë më paske imituar. Për një moment mendova se isha unë. Do të doja të isha aty”, shkuan Era.