Kanye West u tall keq pas ndarjes së Kim Kardashian nga Pete Davidson duke marrë vëmendje me veprimet e tij. Por ndërkohë reperi duket se vetë ka nisur një romancë të re.

Së fundmi ai ka shkuar në Malibu për të parë rinovimet e shtëpisë së re dhe me vete kishte një të ftuar speciale, modelen e OnlyFans, Monica Corgan.

West ishte veshur i gjithi me të zeza, teksa kishte ngushtuar fijet e bluzes për të mbuluar fytyrën. Modelja e faqes për të rritur mbante veshur një badi të kaltër me një xhup të zi sipër.

Kjo dalje e Kanye vjen disa ditëve pas postimin që bëri për vdekjen e rreme të Pete Davidson. Reperi ndau në Instagram faqen e parë të gazetës “New York Times” (me fotoshop) ku shkruhej: “SKETE DAVIDSON VDES NË MOSHËN 28 VJEÇARE”.





