Cardi B ka zbuluar sekretin e saj për t'i mbajtur flokët e shëndetshëm. Reperja tha se kohët e fundit ka përdorur ujë të zier me qepë për trajtimin e flokëve.

“Në 2 larjet e fundit kam zier qepë dhe kam përdorur ujin e tyre për të larë flokët. E bëja këtë 6 vite më parë kur nisa një rrugëtim të shëndetshëm për ta. Ndalova sepse përtoja. Nuk ka aromë dhe kam vënë re që i shkëlqen flokët e mi”, tha reperja.

Përdorimi i lëngut të qepës ndihmon me rritjen e flokëve, trajtimin e alopecia dhe pakësimin e thinjave.
