Nga Shqipëria / E Shtunë 13 Gusht 2022, 16:04

'Si ia del të jetosh me prindërit e Olsi Bylykut?', Egli e thotë troç: Secili mban vendin e tij

Egli Tako ka bërë së fundmi një bisedë me ndjekësit në rrjete sociale, ku një prej tyre i ka shkruar: Si ia del të bashkëjetosh me prindërit e Olsit? Po të mbash marrëdhënien me to? Të lutem cili është sekreti? Ke durim ti?

Egli ka treguar se ajo nuk ka durim, madje shpesh është shumë impulsive. Mirëpo, sipas Eglit, nuk ka marrëdhënie që nuk funksionin kur secili mban vendin përkatës.

“Unë nuk shquhem për natyrë e duruar, jam impulsive në shumicën e rasteve. Duke ditur çdokush pozicionin përkatës, nuk ka marrëdhënie që nuk funksionon", ka shkruar ajo.