Nga Shqipëria / E Shtunë 23 Dhjetor 2017, 12:12

Surpriza e madhe e ‘Dance with me’ në fakt nuk do jenë fituesit por të ftuarit specialë

Finalja e madhe e ‘Dance with me’ që në momentin që u shty për në natën e Krishtlindjeve ka qenë një nga tema më të diskutuara dhe kjo për faktin se njëra prej ish konkurrenteve Linda Rei e zbuloi para pak ditësh që fituesit e këtij edicioni ishin Xhensila Pere dhe Trim Jetullari.

Por shpallja fituesve nuk ishte surpriza e vetme që produksioni ka planifikuar për këtë natë të madhe. Para pak minutash regjisorja Vera Grabocka ka treguar nëpërmjet një postimi se surpriza e vërtet e finales në fakt janë të ftuarit specialë.

Ajo ka shpërndarë videon promo të spektaklit i cili është regjistruar paraprakisht dhe ka treguar se të ftuar do të jenë moderator dhe aktori i humorit Ermal Mamaqi , Sali Berisha dhe kryetari i bashkisë Erion Veliaj,  të cilët me shumë siguri do e bëjnë mbrëmjen edhe më speciale.