Nga Shqipëria / E Shtunë 13 Gusht 2022, 14:02

Makina përfundon në lumin e Lanës, shoferi largohet nga vendngjarja (Foto)

Një makinë ka përfunduar në lumin e Lanës në afërsi të Bërrylit ditën e sotme. Policia bën me dije se shoferi ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka rënë në lumë.

Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes. Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Burimi: Abc News