Nga Shqipëria / E Shtunë 13 Gusht 2022, 13:01

'Kam humbur kohë', Blero i kundërpërgjigjet publikisht Afronës

Ditën e djeshme Afrona publikoi një shprehje në rrjete sociale, e cila u duk si thumb ndaj Bleros.

 “Sa më shumë rritesh, aq më e qetë bëhesh. Jeta të përul aq shumë teksa rritesh. Ti e kupton në sa budallallëqe ke humbur kohë”, shkruhej në postim, ndërsa ajo i kishte vendosur mbishkrimin "Kështu është jeta". 

Blero nuk ia ka lënë mangët dhe i është përgjigjur së fundmi me një status në Instastory.

“Mosmirënjohja është monedha e zakonshme me të cilën njerëzit paguajnë…”, ka shkruar këngëtari.

Kujtojmë se dyshja u ndanë pak kohë më parë për shkaqe që ende nuk dihen.