Nga Shqipëria / E Shtunë 13 Gusht 2022, 10:10

35-vjeçari futet me makinë në Gjykatën e Apelit dhe i alarmon të gjithë: Kam eksploziv

Një 35 vjeçar ka alarmuar së fundmi autoritetet në Athinë, teksa ka hyrë në parkingun e Gjykatës së Apelit me makinën e tij. Ai tha se kishte me vete lendë plasëse dhe lëndë narkotike.

35 vjeçari shkaktoi panik, por hetimet e para nga TEEM nuk i verifikuan fjalët e tij. Policia po vijon hetimet për të zbardhur motivet e autorit.

Burimi: Abc News