Nga Shqipëria / E Shtunë 23 Dhjetor 2017, 12:12

Urimi që Landi i WSF ka bërë për ditëlindjen e vajzës së Dr.Flori do t’ju emocionojë

Kaltrina vajza e madhe e këngëtarit të ndjerë Dr. Flori ditën e sotme feston ditëlindjen dhe nuk mund të mungonin  dhe urimet nga ana e mamasë së saj dhe familjarëve, gjithashtu nuk mungoi dhe urimi special  shokut të ngushtë të babait të saj dhe bashkëthemeluesit të grupit WSF, Landi.

Landi para pak minutash ka shpërndarë  një foto të Kaltrinës dhe ka shkruar një urim shumë emocionues.

“Uroj të kërcesh nga lumturia!  GJATË! SHUMË GJATË! Uroj të kërcesh mbi çdo pengesë sado e madhe qoftë!  LART! LARG! MAJTAS! DJATHTAS! Uroj të kërcesh! KËRCE DHE EC PËRPARA! TË KAM XHAN KALTRINA! GJITHMONË!,” është shprehur këngëtari në urimin e tij për Kaltrinën.

Landi dhe Kaltrina që prej vdekjes së Dr Florit kanë ardhur më afër dhe gjithmonë ka rënë në sy kujdesi i madh që këngëtari i njohur ka pasur ndaj familjes së shokut të tij të ngushtë.