Nga Shqipëria / E Premte 12 Gusht 2022, 14:02

U plagos nga bashkëjetuesja, del nga spitali Vali Carleone

Vali Corleone u plagos ditën e djeshme me armë zjarri nga një 22-vjeçare në banesën kur ata bashkëjetonin. Pasi bashkëjetuesja e plagosi me armë, ai shkoi në Qendrën Emergjente të spitalit rajonal në Gjilan, për të kërkuar ndihmë mjekësore.

Drejtori i spitalit, Ukshin Ismajli ka njoftuar së fundmi se Carleone ka dalë nga spitali. Ismajli ka thënë se ai kishte marrë plagë në këmbë.

Ndërkohë bashkëjetuesja e tij është në paraburgim për 48 orë.