Nga Shqipëria / E Premte 22 Dhjetor 2017, 19:07

Mirjeta e Big Brother: Tani një mami seksi dhe jeta e saj në Londër

Pjesëmarrëse në ‘Big Brother Albania 4’ Mirjeta ka qënë një nga banoret më të përfolura gjatë dhe pas tij, për shkak edhe të lidhjes që krijoi me Marielin, banorin tjetër, edhe pse ajo lidhje nuk zgjati shumë. Të dy vazhduan më pas jetët respektive, Marieli u kthye në Itali ku edhe banonte më herët, ndërsa Marjeta qëndroi disa kohë në Shqipëri ku krijoi një lidhje tjetër, por më pas i dha edhe asaj fund për tu kthyer përfundimisht në Londër.

Prej afro një viti ajo është bërë nënë e një djali me emrin Lukas, frut i dashurisë me një djalë shqiptar. Ata jetojnë të lumtur në Londër, dhe Mirjeta mbetet ende vajza seksi dhe e bukur që tërhoqi vëmendjen në ‘BB’.