Nga Shqipëria / E Premte 12 Gusht 2022, 08:08

'Nuk jemi tipa dhuratash me pako me fjongo', Olta Gixhari tregon detaje të reja nga lidhja me partnerin

Olta Gixhari është shpërngulur prej vitesh në Spanjë, aty ku jeton me partnerin dhe me djalin e tyre. Së fundmi, aktorja ka dhënë një intervistë për "Pushime On Top" ku ka treguar detaje nga lidhja e tyre.

Olta ka treguar se ajo dhe bashkëshorti janë ndryshe nga çiftet e tjera, pasi dhuratat e tyre janë udhëtimet apo restorantet e reja.

”Unë dhe partneri im nuk jemi tipa dhuratash me pako me fjongo. Pasioni jonë janë udhëtimet dhe restorantet. Dhe dhuratat më të mira të njëri-tjetrit janë restorantet. Kam zbuluar restorantin më të mirë të mishit hajde shkojmë ta vizitojmë”, është shprehur aktorja.