Është zbuluar artisti i dytë që do performojë në ‘Sunny Hill Festival’ në Tiranë dhe ai është Dren Abazi. Artisti i njohur do ngjitet në skenën e festivalit që do mbahet në vendin tonë 26-27-28 gusht. Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e ‘Sunny Hill’ në Instagram ku shkruhet: Jemi shumë të emocionuar pasi Dren Abazi bashkohet me Sunny Hill për të na lënë të mahnitur me meloditë e tij autentike dhe energjinë xhaz!

“Do jem pjesë e Sunny Hill kam qenë edhe tek edicioni i parë. Kam qenë në Prishtinë tani do jem në Tiranë. E zgjodha Tiranën me dëshirë sepse doja të sillja diçka tjetër. Unë i shoh si vend të vetëm, Tirana është metropol sepse është qytet më i madh dhe Tranën e shoh si kryeqytetin e gjithë shqiptarëve”, tha Dreni gjatë një interviste për “Pushime on Top.”

Kujtojmë që Tirana do të presë për herë të parë festivalin “Sunny Hill” reperin italian Fedez. Ka qenë vetë reperi, i cili ka konfirmuar ardhjen në Tiranë ndërsa falenderonte Dua Lipën dhe babain e saj, Dukagjinin. Fedez është shumë i njohur në Shqipëri, jo vetëm për muzikën që bën, por gjithashtu pasi është i martuar me blogeren Chiara Ferragni.
