Nga Shqipëria / E Enjte 11 Gusht 2022, 17:05

Çdo gjë private, detaje nga dasma e Rita Orës dhe Taika Waititit

Rita Ora dhe Taika Waititi janë martuar. Çifti ka mbajtur një ceremoni intime në Londër, thonë burime për ‘The Sun UK’.

“Ishte një ceremoni vërtet intime dhe super e veçantë për të gjithë të ftuarit”. Sipas burimit këngëtarja ka ndryshuar emrin e saj në Waititi-Ora. Ajo donte një martesë të vogël në mënyrë që “të mbante marrëdhënien e tyre sa më private”.

“Është planifikuar edhe një festë e madhe, siç ndodh shpesh me njerëzit e showbiz-it, por mos prisni ta shihni ndonjë ceremoni të bujshme”, shtoi burimi.