Nga Shqipëria / E Enjte 11 Gusht 2022, 16:04

Kylie Jenner mbush 25, brenda festës luksoze dhe private të miliarderes

Kylie Jenner ka mbushur 25 vjeç dhe ka festuar me familjen dhe miqtë e saj. Miliarderja u dha fansave një pamje të festimeve të ditëlindjes së saj të 25 me postimet në Instagram.

Ajo shihet e veshur me një fustan transparent me xixa teksa shijon shfaqjen e fishekzjarreve në praninë e njerëzve të saj më të dashur.

Kylie e nisi ditëlindjen bukur që në mëngjes duke postuar një video teksa shijonte mëngjesin me motrat e saj në një tavolinë.

Kim dhe Kendall shfaqen të veshura sportive ndërsa Kylie me një fustan rozë të ngushtë. Motrat u shfaqën pa grim dhe shumë natyrale.