Nga Shqipëria / E Enjte 11 Gusht 2022, 15:03

Sarandë/ E zu korenti dhe shkoi pa shenja jete në spital, ndodh mrekullia për 4-vjeçarin

Mbrëmjen e së mërkurës ka ndodhur një ngjarje e rëndë në Sarandë, ku një 4-vjeçar ka rënë në kontakt me rrymën elektrike duke luajtur me shokët.

Ai është dërguar pa shenja jete në spital, pasi kontakti me rrymën e elektrike i kishte shkaktuar arrest kardiak. Mirëpo fatmirësisht falë ndihmës së parë fëmija i ka shpëtuar vdekjes dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Burimi: Abc News