Kuriozitete / E Premte 22 Dhjetor 2017, 19:07

Ja çfarë thotë për ty dhe karakterin tënd ngjyra jote e preferuar

Secili prej nesh që në moshë të vogël bie në kontakt me ngjyrat,  të cila janë një pjesë e rëndësishme për karakterin tonë.Gjithsecili ka një ngjyrë të preferuar dhe a e dinit se ngjyra juaj e preferuar do të thotë shumë për karakterin tuaj?

Para se të shikojmë se çfarë domethënie ka çdo ngjyrë ju duhet të dini  se ne shohim  vetëm tre ngjyra primare: Kuq, Verdhë dhe Blu?

Të gjitha ngjyrat e tjera që shohim janë një kombinim i këtyre ngjyrave primare. Për shembull, e verdha + Bluja = Jeshile.

Ngjyra e preferuar e dikujt tregon shumë për personalitetin dhe sjelljen e tij. Pak më poshtë kemi shpjegimin e disa ngjyrave. Gjeni dhe ju ngjyrën tuaj të preferuar dhe shikoni se çfarë karakteri keni.

E zeza

Njerëzit të cilët zgjedhin të zezën si ngjyrën e tyre të preferuar shpesh janë artistik dhe të ndjeshëm. Ndërsa këta njerëz nuk janë introvertë, ata janë të kujdesshëm me detajet e jetës së tyre dhe nuk ndajnë lehtë me të tjerët.

E bardhë

Njerëzit që i pëlqejnë ngjyrën e bardhë janë shpesh të organizuara dhe logjik dhe nuk kanë shumë rrëmujë në jetën e tyre. Ata përherë e din se çfarë bëjnë dhe kurrë nuk janë konfuz për çështje të ndryshme. Dinë të zgjidhin mirë çdo problem.

E Kuqe

Ata që e duan të kuqen e  jetojnë jetën në mënyrë të plotë dhe janë të vendosur dhe të në përpjekjet e tyre për të arritur çdo synim dhe qëllim që vendosin të realizojnë.

Bluja

Nëse bluja është ngjyra juaj e preferuar atëherë kjo tregon që e doni harmoni, jeni të besueshëm, të ndjeshëm dhe gjithmonë përpiqeni të mendoni për të tjerët. Ju pëlqen ti mbani gjërat të pastra dhe të rregullta dhe të ndjeni se stabiliteti është aspekti më i rëndësishëm në jetë.

E gjelbër

Ata që e duan ngjyrën e gjelbër janë shpesh të dashur, besnikë dhe të sinqertë. Dashamirët e gjelbër gjithashtu janë të vetëdijshëm për atë që të tjerët mendojnë për to dhe e konsiderojnë reputacionin e tyre shumë të rëndësishëm.

E verdhë

Ju gëzoni të mësuarit dhe ndarjen e njohurive tuaja me të tjerët. Gjetja e lumturisë vjen shumë lehtë për ju dhe të tjerët do t'ju krahasojnë me diellin.

Lejla

Ju jeni persona artistik dhe unik. Ju keni një respekt të madh për njerëzit, por ndonjëherë mund të jeni dhe arrogant.

Kafe

Ju jeni një mik i mirë dhe përpiqeni të jeni  i besueshëm. Objektet e ndritura  dhe planet e mëdha nuk janë diçka që ju dëshironi, ju doni vetëm një jetë të qëndrueshme.