Nga Shqipëria / E Enjte 11 Gusht 2022, 10:10

Tragjike në Durrës, 25 vjeçarja hidhet nga ballkoni dhe i jep fund jetës

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Durrës. Një 25-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga ballkoni i banesës së saj.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 08:15, në lagjen nr.1, Durrës, dyshohet se është hedhur nga ballkoni i banesës së saj dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasja I. V., 25 vjeçe.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Burimi: Abc News