Nga Shqipëria / E Mërkurë 10 Gusht 2022, 21:09

Konfirmohet emri i parë, reperi i famshëm vjen në Tiranë për 'Sunny Hill Festival'

Tirana do të presë për herë të parë festivalin “Sunny Hill”. Sot është zbuluar se një ndër të ftuarit që do të interpretojë në festival është reperi i famshëm italian, Fedez.

Ka qenë vetë reperi, i cili ka konfirmuar ardhjen në Tiranë ndërsa falenderonte Dua Lipën dhe babain e saj, Dukagjinin. Fedez është shumë i njohur në Shqipëri, jo vetëm për muzikën që bën, por gjithashtu pasi është i martuar me blogeren Chiara Ferragni.

Blogerja e famshme dhe partneri i saj kanë treguar dhe më parë se kanë një raport të afërt me Dua Lipën. Ndërkohë, pritet që të zbulohen emra të tjerë që do të performojnë në festival në datat 26, 27 dhe 28 gusht.