Nga Shqipëria / E Premte 22 Dhjetor 2017, 18:06

Vajzat shqiptare drejt klinikave për u ribërë të virgjëra, ja sa kushton kthimi i virgjërisë në Tiranë

Virgjëria vazhdon ende të jetë një temë delikate për shqiptarët dhe janë të shumta rastet kur çiftet janë ndarë për shkak të virgjërisë së vajzës, ose dhe më keq ka shkuar deri dhe në vrasje siç ishte rasti i para pak ditëve ku i riu vrau bashkëshorten sepse dyshonte për virgjërinë e saj.

Ky lloj mentaliteti që përballen vajzat shqiptare çdo ditë ka çuar që numri i femrave  që u drejtohen klinikave private ose shtetërore për tu qepur dhe për të rikthyer virgjërinë, të rritet dita ditës.

Ditën e djeshme ka qenë emisioni investigativ ‘BOOM’ që e ka trajtuar këtë temë,  ku ka treguar për numrin e vajzave që u drejtohen gjinekologëve për këtë shërbim.

Edhe pse sipas insertit ato do detyrohen të paguajnë  rreth 1000 euro për tu bërë sërish të virgjëra , vajzat e pranojnë shumën duke pasur parasysh se kështu do vazhdojnë të kenë një jetë të qetë me bashkëshortin e tyre.

Dy vajzat të cilat janë dërguar nga emisioni në një klinik private dhe shtetërore kanë filmuar bisedën me stafin.

Kur ato kanë pyetur sesa është çmimi për tu qepur , recepsionistët i kanë dhënë dy çmime duke thënë se kjo varjon se në çfarë grade është personi që do kryej procedurën.

“Varjon 300 deri në 1200 euro. Varet se çfarë grade është.”

Sipas mjekëve kjo procedurë kryhet me qepjen e himenit dhe pasi vajza kryen marrëdhënie seksuale, ajo do të ketë gjakderdhje dhe në këtë mënyrë do të bindë partnerin se ka qenë e virgjër.

Ndërsa në një spital shtetëror si fillim stafi nuk ka dashur të pranoi se kryhet ky operacion, pasi sipas tyre nuk dihet nëse është e ndaluar me ligj apo jo , por më vonë ajo tregoi se një procedurë e tillë ka ndodhur edhe më parë tek klinika e tyre.