Nga Shqipëria / E Mërkurë 10 Gusht 2022, 17:05

Kanye e flliqi keq Pete Davidson, reagon Kim Kardashian

Kanye West e sulmoi ashpër Pete Davidson pas ndarjes së tij nga Kim Kardashian. Reperi ndau në Instagram faqen e parë të gazetës “Neë York Times”(me fotoshop) ku shkruhej: “SKETE DAVIDSON VDES NË MOSHËN 28 VJEÇARE”. 

Pas këtyre sulmeve Pete kërkoi ndihmë terapeutike për të përballuar presionin nga Kanye. Po Kim Kardashian çfarë mendon për të gjithë këtë? Burime thonë se asaj i janë neveritur këto veprime të ish-bashkëshortit.

“Kim nuk e duron këtë. Ajo kërkoi që Kanye ta fshijë postimin dhe po mbron Pete. Kim nuk do kthehet kurrë me Kanye pas mënyrës si ai e ka trajtuar atë dhe njerëzit që ajo do”, tha burimi. për Daily Mail.