Nga Shqipëria / E Mërkurë 10 Gusht 2022, 14:02

Dalin pamjet/ Bora Zemani në protestë për 7-vjeçaren që humnbi jetën në Himarë

Pak ditë më parë para Ministrisë së Brendshme u zhvillua një protestë në kuadër të ngjarjes së rëndë të ndodhur në Himarë. 7-vjeçarja Jonada Avdia humbi jetën pasi u përplas nga një skaf në breg të detit.

Në protestë ka qenë dhe moderatorja Bora Zemani bashkë me të birin, Arborin. Pamjet kanë qarkulluar vetëm ditën e sotme kudo në rrjet.

Bora nuk reagoi në rrjete sociale për ngjarjen e rëndë, por mesa duket ajo ka reaguar më së miri duke u bashkuar në protestë.