Ata kanë qenë një nga çiftet më të komentuara të këtij edicioni të ‘Big Brother’. Lidhja e tyre nisi brenda garës më të famshme në Shqipëri dhe përfundoi po në një garë.
Bernardi dhe Xheni prej kohësh tashmë kanë deklaruar se janë ndarë dhe menjëherë pas marrjes së këtij vendimi ata hoqën dorë dhe nga konkurrimi i tyre në ‘Dance with me’, ku Xheni më pas u largua në Itali tek prindërit e saj dhe Bernardi vazhdoi jetën e tij në Tiranë.

Të shumta ishin lajmet që aludonin se lidhja e tyre kishte përfunduar sepse Bernardi nuk ishte mashkulli i parë për Xhenin dhe të shumtë ishin ata që thanë se shkak për këtë ndarje që theu zemrat e shumë fansave ishte xhelozia e tepruar e Xhenit, por asnjë nga këto nuk është konfirmuar nga ish çifti.

Së fundmi disa lajme të reja kanë dalë në dritë. Sipas ‘Story.al’ arsyeja e ndarjes së Xhenit dhe Bernardit ka ardhur darkën e ditëlindjes së balerinit të Dance with me, Graciano Taganit, ku boksieri u pa nën shoqërinë e velinës së emisionit ‘Stop’ Alesia Bamit.

Në fotot e shkrepura nga Story.al, shihet teksa Bernardi po bisedon me 18 vjecaren dhe në atë moment, Xheni shfaqet duke mos e përmbajtur aspak veten dhe duke bërë skena xhelozie.

Edhe pse nga fotot dallohet se komunikimi midis Bernardit dhe Alesias ishte vetëm miqësor, Xheni e ka marrë boksierin dhe e ka pozicionuar në një ambient tjetër të lokalit, ku dhe janë kapur duke debatuar.

Menjëherë pas kësaj darke, ata në emisionin ‘Dance with me’ deklaruan se i kishin dhënë fund lidhjes së tyre dhe pas kësaj ka pasur dhe një reagim nga ana e ish konkurrentes, e cila deklaroi se: “Kaq ishte, ka marrë fund çdo gjë”. Burimi: Story.al



