Nga Shqipëria / E Martë 9 Gusht 2022, 18:06

Del video e Loredanës para se të bëhej e njohur, koha kur ishte figurante në klipin e Yll Limanit

Edhe pse kanë kaluar 5 vite, “Ke pi sonte shumë” është një nga këngët më të veçanta të Ylli Limanit. Së fundmi, kjo këngë është bërë virale në TikTok pasi në videoklipin e saj shfaqet figurante një nga artistet më të njohura të momentit, Loredana Zefi.

Kjo e fundit në atë periudhë nuk ishte bërë ende e famshme dhe në pamje ishte shumë ndryshe.

Duket se që ky klip ka ndikuar në marrëdhënien e dy artistëve sot, pasi ndonëse kanë kaluar shumë kohë, ata janë miq shumë të mirë me njëri-tjetrin.