Historia e një vajze të re me origjinë shqiptare e cila ka realizuar ëndrrën e saj për tu zhvendosur në Australi me një shumë jo shumë të lartë parash është përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale, duke i bërë të gjithë kurioz për historinë e saj.
Vajza quhet Jolanda dhe që e re ishte zhvendosur në Milano të Italisë ku dhe vazhdonte dhe studimet në universitet. Ajo së fundmi ka dhënë një intervistë për ‘molluttuto.info’, ku ka treguar dhe rrugën sesi arriti të zhvendosësh në Australi.

Ajo ka rrëfyer se një nga arsyet kryesore që ka zgjedhur opsionin e jetës në Australi është pasi kërkonte një eksperiencë të re, dhe ka treguar se ishte e sëmurë nga jeta me ritëm të shpejt që ka qyteti i Milanos.

“Kam punuar nga ora 7 e mëngjesit deri në 7 të darkës, ( nuk kisha kohë të qëndroja në shtëpi, edhe pse shumë herë kam pasur rrezik që të humbisja punën) pasi kushtet e punës në vend që të përmirësoheshin vetëm përkeqësohen. Gjithmonë ka një afat të caktuar, por kushtet po përkeqësoheshin. Gjithashtu desha të përmirësoja anglishten dhe të zhytem në një kulturë krejt ndryshe nga e jona.” ka treguar Jolanda.

Ajo ka treguar se në Australi ka bërë disa punë si fillim filloi në Oxley, një lagje që është në Queensland dhe tani po punon në Appin, një qytet në rajonin e New South Wales.
“Unë jetoj dhe punoj në një familje australiane me 3 fëmijë, kujdesem për ta dhe për shtëpinë.” është shprehur ajo.

Ndërsa pyetjes se sa para ka shpenzuar për të lëvizur dhe për të filluar një përvojë të re pune në Australi, vajza ka treguar një shumë që i ka habitur të gjithë.
“Mesatarisht mund të shkojnë 2,500 euro ose 3,000 euro. Me pak fjalë, paratë e biletave (kushtojnë 750 euro, si dhe shpenzime të tjera që variojnë 500 ose 600 euro) dhe rreth 2,000 euro shërbej si një garanci për t’ju mbajtur fillimisht nëse nuk keni vend për të qëndruar te ndonjë (mik, i afërm, shok, një mbështetje).”ka rrëfyer më tej vajza shqiptare.
Për punën në Australi, Jolanda tregon se e ka gjetur në disa grupe në Facebook.
“Megjithëse isha regjistruar në vende të ndryshme babysitter dhe au pair (ndër të tjera të njohura dhe të institucionalizuara) punën e parë e kam gjetur nga disa grupe në “Facebook”. Nëse i përdorni mirë rrjete sociale, janë me të vërtetë të dobishme.” tregon Jolanda.
