Kim Kardashian dhe Pete Davidson i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas 9 muajsh bashkë. Kaq u desh dhe Kanye është kthyer me deklaratat e tij kundër Pete. Reperi ka deklaruar po mban zi për vdekjen e rreme të Pete Davidson.

West ndau në Instagram faqen e parë të gazetës “New York Times” (me fotoshop) ku shkruhej: “SKETE DAVIDSON VDES NË MOSHËN 28 VJEÇARE”.

Gjithashtu u vu në shënjestër armiku tjetër i West-it, Kid Cudi me një nëntitull që lexonte: “Kid Cudi donte të këndonte në funeral, por kishte frikë mos i hidhnin shishe”.

Reperi e quajti Davidson “Skete” gjatë gjithë lidhjes së tij me Kim. Madje e 'varrosi të gjallë’ Davidson në videoklipin e tij muzikor për këngën “Eazy”. West sulmoi gjithashtu 28 vjeçarin në një tjetër video për të njëjtën këngë, këtë herë ndërsa aktori kishte veshur një kapuç ku shkruhej “Skete”.

