Nga Shqipëria / E Hënë 8 Gusht 2022, 16:04

Pas performancës në 'Sunny Hill', J Balvin ndjek në Instagram reperen e njohur shqiptare

Këngëtari latin me famë botërore, J Balvin ishte së fundmi në Kosovë. Ai performoi në festivalin "Sunny Hill" ku dhuroi një performancë elektrizuese.

Teksa e gjithë vëmendja ishte te ai, vëmendja e vetë atij ka qenë te Tayna. J Balvin ka filluar të ndjekë në Instagram bukuroshen kosovare.

Nuk dihet nëse dyshja kanë biseduar apo jo me njëri-tjetrin, por dhe Tayna ka filuar ta ndjekë.