Nga Shqipëria / E Hënë 8 Gusht 2022, 15:03

Roza Lati i jep fund lidhjes dhe tregon arsyen: E ndava bastardin se...

Pak kohë më parë Roza Lati la të kuptohej se i kishte dhënë fund beqarisë gjatë një bisede me Monika Lubonjën në "Why not".

Roza Lati: Në një periudhë të jetës time kur unë kam qenë beqare e dashur Monika…

Monika: Pse tani je e martuar?

Roza: Jo, por….ooo nuk do ta nxjerr unë lajmin këtu, nuk duhet të bëhet lajmi për mua po për ty. Atëherë në një kohë të jetës time kur kam qenë beqare, kisha një kohë të gjatë beqare, edhe nuk më vinin as mesazhe, nuk më shkruante njeri. 

Së fundmi, Roza ishte e ftuar në "Prive Reality" ku tha se nuk është fejuar. Ajo tregoi se ka qenë në një lidhje por tashmë është ndarë.

“Kanë dalë llafe që jam fejuar. Jo nuk jam fejuar. Kam qenë në studio me Monika Lubonjën dhe kam bërë një shaka një batutë. Dhe prej shakasë e kanë kapur e kanë…. Jam single, do thuash që jam ndarë këto kohët e fundit? Po jam ndarë! E ndava bastardin nuk më meritonte”, u shpreh moderatorja.