Nga Shqipëria / E Premte 22 Dhjetor 2017, 15:03

E dashura e re e Majk shtatzënë, por ja çfarë mendon Majlinda

Lajmi se reperi i njohur Majk ka filluar një lidhje të re me vajzën e deputetit Kosovar, Melita Nushi, bëri xhiron në të gjithë portalet, por ajo që ngjalli më shumë diskutime ishte fotoja që qarkulloi ku reperi ishte fotografuar duke dal nga një klinik gjinekologjike së bashku me Melitën. Menjëherë pas kësaj filloi të kishte aludime se vajza në fjalë është shtatzënë.

Por tashmë të gjithë e dimë historinë e kaluar të lidhjes së Majkut me Majlindën ku ata e përfunduan marrëdhënien e tyre kur Majlinda ngeli shtatzënë me djalin e tij Roan. Po si i ka pritur Majlinda lajmet e reja për jetën e ish partnerit të saj?

Ajo në fakt nuk ka dashur të reagojë për asgjë dhe në postimet e saj të fundit ka treguar se po vazhdon jetën e saj normalisht  e madje se në këtë periudhë është shumë e lumtur pasi i ka ardhur vëllai nga jashtë.