Noizy ishte së fundmi i ftuar në emisionin "Një kafe me Labin", ku foli gjerë e gjatë si për jetën personale ashtu dhe atë profesionale.

Gjatë intervistës ai zbuloi do donte t'i fshinte nga biografia zënkat fizike që ka pasur me kolegët.
“Zënkat 100% sidomos ato fizike. S’ka problem ato me këngë janë ok, le të rrinë disset sepse është në natyrën e reperit ta thotë troç. Por të paktën zënkat fizike mos të ishin bërë. Sidomos kur e mendoj tani nuk do doja ta kisha në biografinë time”, u shpreh reperi.

Kujtojmë se Noizy është për momentin i fokusuar te koncerti i madh që do të mbahet me 14 Gusht, "Alpha Show".



