Kim Kardashian dhe Pete Davidson u ndanë pas 9 muajsh lidhje. Burime pranë çiftit thanë për "E!News" se ata kanë vendosur të mbesin thjesht miq.

Thuhet se dyshja kanë ende “shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin”. Shkak i ndarjes së tyre u bë distanca dhe takimet e rralla, gjë që e bëri vërtetë të vështirë ruajtjen e një marrëdhënieje.

Së fundmi, Pete është shfaqur për herë të parë pas ndarjes dhe bluza e tij ka marrë të gjithë vëmendjen. Në të shkruhet “Çfarë… Ndihem si m*t.”
Mos ndoshta me këtë ai ka treguar se si është gjendja e tij pas ndarjes?



