Nga Shqipëria / E Premte 22 Dhjetor 2017, 15:03

Çfarë thonë VIP-at për Florencin, shqiptarin e masakruar në Francë, i cili ndodhet në vdekje klinike

Historia e 23 vjeçarit shqiptar Florenc Beqiraj i cili po lufton me vdekjen  në një spital të Francës për shkak se u dhunua për vdekje në burgun e Marsejës,  ku dhe mbahej i arrestuar për shkak të mungesës së dokumentave, ka bërë xhiron në të gjitha mediat sociale duke prekur me mijera shqiptar.

Ai u dhunua nga disa persona të tjerë që ishin të burgosur dhe menjëherë u dërgua në spital ku dhe gjendet në gjendje të rendë, pasi në jetë e mbajnë vetëm aparaturat. Ndërkohë që mjekët në Marsejë shprehen se ai tashmë ka vdekur edhe pse zemra e tij punon dhe kërkojnë nga familjarët e tij që të firmosin për të hequr aparaturat, pasi sipas tyre ato kushtojnë shumë.

Ndërkohë familjarët e të riut i kanë bërë apel shtetit për ndihmë, që Florencit mos ti hiqen tubat e oksigjenit pasi ato janë e vetmja shpresë për të.

Në mbështetje  të Florencit janë edhe shumë nga personazhet e njohur në shqiptar  të cilët në rrjetet e tyre sociale kanë bërë apel jo vetëm shtetit shqiptar por edhe Kombeve të Bashkuara duke treguar në këtë mënyrë sesi trajtohen emigrantët  jashtë.

“Ky i ri shqiptar është rrahur për vdekje në një burg francez në Marsejë. Ai u kap duke punuar në mënyrë ilegale në një restorant, pa pasur dokumentat e duhura. Kërkonte azil politik dhe kishte ëndrra të mëdha... Kjo është mënyra sesi emigrantët shqiptarë trajtohen në një vend të Bashkimit Europian.”-shkruhet në postimin e shpërndarë nga Aurela Gaçe, Sidrit Bejleri, Oriola Marashi, Olti Curri etj