Luana Vjollca prej kohësh është bërë pjesë e lajmeve rozë për shkak të lidhjes së saj me Krenar Çoçajn, lidhje të cilën ajo nuk e ka pranuar ende publikisht. Por me anë të një komenti që ka bërë gjatë emisionit të saj ‘Shiko Kush Luan’, moderatorja ka treguar padashur diçka për vjehrrën e saj, duke menduar se asnjëri nuk do ta kuptonte.

Gjatë puntatës së kaluar të emisionit në momentit kur njëra prej skuadrave ftoi një grua nga publiku në skenë për të rrotulluar rrotën e fatit, ajo u pyet nga Luana se si e kishte emrin, gruaja u shpreh se quhesh Lume.

Në këtë moment prezantuesja tha me zë të lartë se e kishte shumë qejf këtë emër.
“Zonja Lume, unë vdesë për këtë emër dhe e kam një arsye pse!” është shprehur ajo.

Sipas Prive.al, në fakt arsyeja është se pikërisht mamaja e Krenar Çoçaj quhet Lume, dhe në këtë mënyrë Luana jo vetëm që ka konfirmuar lidhjen e saj por na ka treguar dhe një detaj , që marrëdhënia e saj me vjehrrën qenka e shkëlqyer.




