Nga Shqipëria / E Shtunë 6 Gusht 2022, 22:10

E papritur/ Reperi shqiptar deklaron se është i lidhur me Dua Lipën, puthje dhe zemra

Azet performoi mbrëmjen e djeshme në festivalin “Sunny Hill”, ndërsa ditën e sotme ka ndarë disa foto në rrjete sociale.

Ai i ka shoqëruar fotot me një deklaratë të papritur në lidhje me Dua Lipën. Reperi ka deklaruar se ai është i lidhur me këngëtaren. “Jam i zënë”, ka shkruar ai, shoqëruar me një zemër të kuqe dhe emojin e një kyçi të mbyllur i cili përdoret për çifte.

Për më tepër, Azet ka publikuar dhe një foto të “Mickey dhe Minnie Mouse” duke u puthur. Nga ana tjetër, Dua nuk ka reaguar ende.